Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.10.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 21/2021, datë 29.04.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 332, datë 12.01.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Lindita Male (Ziguri).

Në përgjigje të kërkesave të Komisionerit Publik, por edhe pas vlerësimit për nevojën e kryerjes së disa veprimeve hetimore, me vendim të ndërmjetëm, me shumicë votash, bazuar në nenet 45, 49 dhe 50 të ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të zhvillojë hetime të mëtejshme lidhur me çështjen.

Trupi gjykues vendosi t’u drejtohet për dokumentacion dhe informacione shtesë për subjektin e rivlerësimit dhe dy persona të lidhur me të, F.M dhe A.Gj., institucioneve të mëposhtme: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, disa shoqërive tregtare, si dhe një banke të nivelit të dytë.

Në pritje të mbërritjes së akteve të kërkuara në zbatim të vendimit të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 18.11.2021, ora 10:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.