Ditën e mërkurë, më datë 24.11.2021, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.47/2021, datë 23.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 421, datë 13.07.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.