Ditën e martë, më datë 14.12.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike çështja (JD) nr.3/2021, datë 30.04.2021, me kërkues Bujar Memia kundër vendimit nr.81, datë 31.03.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:
Albana Shtylla Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ardian Hajdari Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Sokol Çomo Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.