Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Musta kundër vendimit nr. 447, datë 17.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama   

Relatore:   Rezarta Schuetz                 

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla