Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit nr. 411, datë 05.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz