Sot, më datë 13.01.2022, ora 10:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 224, datë 20.12.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.
 
Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 25.01.2022, në orën 09:00.
 
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.