Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.01.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Kryesuesi i seancës, bëri me dije se me kërkesë të Kolegjit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë kanë dërguar informacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes, informacion, i cili i është përcjellë subjektit të rivlerësimit.
Pasi subjekti i rivlerësimit konfirmoi njohjen me aktet e dërguara nga organet tatimore, kërkoi që këto akte të pranohen në cilësinë e provës, nga trupi gjykues.
Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës kërkesat që Kolegji u ka dërguar organeve tatimore dhe përgjigjet e sjella prej tyre.
Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti qëndrimin e tij lidhur me aktet e pranuara në cilësinë e provës, si dhe teksa parashtroi kundërshtitë ndaj vendimit nr. 189, datë 25.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pasi subjekti i rivlerësimit konfirmoi se nuk kishte kërkesa shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.
Përfaqësuesi ligjor deklaroi se parashtrimet e seancës së sotme i konsideron si konkluzione përfundimtare të çështjes.
Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 07.02.2022, ora 10:00.
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.