Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit nr. 206, datë 07.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 5/2020, datë 20.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz