Pas vënies në dijeni për marrjen në cilësinë e të pandehurit të gjyqtarit Ardian Hajdari nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua më datë 07.02.2022, Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila me vendimin nr.13, datë 07.02.2022, në mbështetje të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:
- Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Ardian Hajdari.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. (vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve)