Më datë 09.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Suljeman Kurti kundër vendimit nr. 203, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:       Sokol Çomo

Relatore:         Albana Shtylla

Anëtarë:         Mimoza Tasi, Ina Rama, Rezarta Schuetz