Më datë 28.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 16/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Shema kundër vendimit 239, datë 21.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 16/2020, datë 02.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:  Sokol Çomo

Relatore:  Ina Rama  

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj