Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar kryesues dhe gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar, në çështjen (JR) nr. 22/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 229, datë 28.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Dritan Banushi.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 22/2020, datë 26.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi