Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 26/2021, datë 17.05.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 344, datë 11.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani (Nuni).
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 26/2021, datë 17.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz