Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.03.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019.

Subjekti i rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti kundërshtimet ndaj vendimit nr. 220, datë 10.12.2019, duke i kërkuar Kolegjit të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara prej tij, krahas dhe pas ankimit, në mbështetje të pretendimeve të ngritura gjatë seancës së sotme lidhur me kriterin e pasurisë.

Pas disa pyetjeve sqaruese të relatores në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet në tërësi të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.

Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale dhe pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit paraqiti kërkimin përfundimtar lidhur me çështjen: ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019 dhe konfirmimin e tij në detyrë.

Trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 31 mars 2022, ora 9:30.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.