Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 20/2022, datë 26.04.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Reka kundër vendimit nr. 512, datë 25.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 05.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator:Sokol Çomo
Anëtarë:Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi