Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.05.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 14/2020, datë 01.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Guri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 184, datë 19.07.2019.
Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, me qëllim konstatimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike të çështjes në shqyrtim, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike.
Debati gjyqësor është i nevojshëm me qëllim që subjekti i rivlerësimit Anila Guri të japë shpjegime lidhur me pasurinë banesë e ndodhur në Tiranë, pasurinë autoveturë tip Mercedez Benz, blerë në vitin 2016, si dhe për çështje të tjera të vlerësimit të kriterit të pasurisë.
Seanca gjyqësore publike u caktua në datën 01.06.2022, ora 10.00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.