
Sot, më datë 26.05.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardit Mustafaj kundër vendimit 245, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2020, datë 16.07.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz