Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot në datën 7 mars 2018, në orën 10.00 seancën dëgjimore të radhës për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik z. Heral Saraçi. Në këtë seancë dëgjimore, Komisioneri Publik z.Heral Saraçi u mbrojt nga avokati z.Shaqir Hasanaj.

Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik z.Saraçi paraqiti shpjegimet e tij lidhur me raportin e hetimit disiplinor, si dhe paraqiti provat që kërkoi të merren në shqyrtim nga Komisioni Disiplinor, prova mbi të cilat ai bazon pretendimet e tij.

Komisioni Disiplinor vendosi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme, datë 8 mars 2018, ora 09.00. për të vendosur se cilat prej provave të paraqitura nga Komisioneri Publik nën procedim z.Saraçi, do të lejohet të merren në shqyrtim nga Komisioni Disiplinor për vazhdimin e mëtejshëm të procedimit disiplinor.