Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot në datën 9 mars 2018, seancën dëgjimore të radhës për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik z. Heral Saraçi.

Gjatë kësaj seance, Komisioneri Publik nën procedim, z.Heral Saraçi dhe avokati i tij z.Shaqir Hasanaj paraqitën konkluzionet përfundimtare.  

Në përfundim, Komisioni Disiplinor u tërhoq për të marrë vendimin, të cilin do ta shpallë ditën e hënë, më datë 12 mars, ora 15.00.