Sot, më datë 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Aliaj kundër vendimit nr. 260, datë 15.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 48/2020, datë 10.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:   Ina Rama

Relator:        Albana Shtylla

Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz