Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 48/2022, datë 17.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli kundër vendimit nr. 557 vendimi, datë 29.07.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 22.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz