Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2022, datë 22.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko kundër vendimit nr. 566 vendimi, datë 28.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 30.11.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama