Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar dhe gjyqtares Natasha Mulaj e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit nr. 315, datë 16.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqje dorë nga trupi gjykues i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 22.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese) dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:   Rezarta Schuetz

Relator:       Sokol Çomo

Anëtarë:      Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi