Ditën e martë, më datë 07.02.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 24/2022, datë 03.06.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 519, datë 25.03.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Gramshi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.