Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 53/2022, datë 28.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerta Marku (Çibuku) kundër vendimit nr. 565 vendimi, datë 26.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 17.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi