Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.01.2023, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, pasi vlerësoi se subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Toro, nuk mbulon me të ardhura të ligjshme një pjesë të pasurisë së saj.

Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pas kryerjes së një vlerësimi të drejtë dhe tërësor të çështjes, në zbatim të parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 2 shkurt 2023, ora 13:00.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.