Sot, më datë 31.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit kundër vendimit nr. 276 datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator:  Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi