Sot, më datë 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 52/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rozeta Qirjaqi (Goskova) kundër vendimit nr. 272, datë 08.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 52/2020, datë 23.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:    Sokol Çomo

Relatore:     Rezarta Schuetz

Anëtarë:      Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi