Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 15.02.2023, është regjistruar çështja (JD) nr. 1/2023, me kërkues Shtjefën Lleshi dhe me objekt:

– Kundërshtimin e Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014.

– Konstatimin, si vendim në kundërshtim me ligjin, në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kushtetuese (bazuar në normat ligjore të kohës, dhe normat ligjore në fuqi), për procedimet disiplinore (JD) ndaj Gjyqtarëve. Si dhe shfuqizimin e tij, si një akt i paligjshëm.

– Detyrimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), të paguajë pagën në masën 50% si dhe kamatëvonesat e arrira, ankuesit Shtjefën Lleshi.

Në datën 16.02.2023 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Sokol Çomo

Gjyqtare: Ina Rama

Relatore e çështjes: Albana Shtylla