Ditën e hënë, datë 27.03.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 44/2020, datë 02.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerim Tominaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 261, datë 16.06.2020.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.