Ditën e martë, datë 04.04.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2021, datë 08.04.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Mustafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 333, datë 13.01.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.