Ditën e mërkurë, më datë 26.04.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2021, datë 24.02.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Qafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 298, datë 17.09.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.