Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 42-17/2018 (JR), datë 11.04.2023, që i përket kërkueses Antoneta Sevdari me objekt “Rishikimin e Vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 6, datë 28.02.2019.”
Sot, në datën 12.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla