Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në vendimin e Kuvendit nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:
– Rishpall 2 (dy) vende vakante për pozicionin “Këshilltar Ligjor”, në Njësinë e Shërbimit Ligjor, me afat sa mandati i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
– Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Këshilltar Ligjor”, në Njësinë e Shërbimit Ligjor, me afat sa mandati i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
KËRKESA TË POSAÇME PËR KËSHILLTAR LIGJOR:
a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
b) Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet;
c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal;
d) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;
e) Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
· Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”.
· Kategoria e pagës për pozicionin e “Këshilltar Ligjor” është 80% e pagës G3*, sipas vendimit të Kuvendit nr. 35/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar.
· Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Çertifikatë Sigurie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.188, datë 04.03.2015.
· Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 19 prill 2023 deri më datë 19 maj 2023, në një nga format e dhëna më poshtë:
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 03, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 19.05.2023, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 19.04.2023 deri më datë 19.05.2023, në adresën rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, listë notash, letërnjoftimi (ID), librezë pune, dokument që vërteton njohuritë e gjuhëve të huaja) origjinal ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij/saj nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;
5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
6. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
7. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.