Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (KPA), bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017, i ndyshuar me Vendimin nr.101/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr. 92/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (KPA), bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017, i ndyshuar me Vendimin nr.101/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr. 92/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”:

Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist IT” në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SPECIALIST IT”:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.

b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client.

d.Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.

e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj).

f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME:

⦁ Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.

⦁ Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 20 mars 2019 deri më 29 mars 2019 në një nga format e përcaktuara më poshtë:

⦁ Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

⦁ Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë.

Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 29 mars 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

⦁ Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 20 mars 2019 deri më 29 mars 2019 në adresën: info@kpa.al.

KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;

5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;

6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;

7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.