Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 49-31/2018 (JR), datë 19.04.2023, që i përket kërkuesit Bujar Hoti me objekt “Rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 22, datë 16.09.2019.”
Në datën 20.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi