Ditën e enjte, më datë 11.05.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe të subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.