Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 56/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Skënderi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 279, datë 23.07.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 279, datë 23.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Flutura Skënderi.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.04.2023.