Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 53-13/2018 (JR), datë 20.04.2023, që i përket kërkueses Alma Brati me objekt “Rishikim i Vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 14, datë 09.07.2019”.

Në datën 25.04.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi