Sot, më datë 17.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albano Çepele kundër vendimit nr. 317, datë 20.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi