Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit nr. 636, datë 15.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 30.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi