Ditën e martë, më datë 11.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.