Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 675, datë 16.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.
Në datën 19.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz