Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa kundër vendimit nr. 664, datë 24.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 24.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi