Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 673, datë 15.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.
Në datën 14.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla