Sot, më datë 20.09.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Kraja kundër vendimit nr. 386, datë 18.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore:    Ina Rama

Anëtarë:     Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi