Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e enjte, më datë 09.11.2023, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023, me ankuese Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me subjekt të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:
Sokol Çomo Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Albana Shtylla Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Mimoza Tasi Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.