Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 12.10.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 48/2021, datë 30.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 364, datë 02.04.2021.
Për arsye të pamundësisë objektive për mbylljen e bisedimeve ditën e sotme, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u shty për në datën 18.10.2023, ora 10:00.
Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.