Ditën e enjte, më datë 23.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 51/2022, datë 09.12.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 574, datë 18.10.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.