Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2023, datë 27.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 696, datë 11.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marsida Frashëri.
Në datën 02.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi